Keisi u nda nga Stresi por diçka e rëndësishme i bashkon ato

Ditën e sotme prindërit e Stresit festojnë 43-vjetorin e martesës. Në këtë ditë të veçantë reperi i ka uruar nëpërmjet një postimi në Instagram ku shkruan fjalët më të bukura.

“Sot 43 vite bashkë wow. Faleminderit Krijuesi ynë që më dhe në jetë këta prindër. Të t jam mirënjohës deri ditën e fundit”, shkruan Stresi.

Urimi i reperit pritej, pasi ai gjithmonë ka treguar për marrëdhënien e ngushtë me prindërit e tij. Por, ajo që ka habitur më shumë, është reagimi i Keisit në këtë ditë. Ajo ka uruar prindërit e ish-bashkëshortit nëpërmjet një fotoje në Instastory.

“Me çiftin perfket. Pas 43 vitesh martesë akoma inspironi me dashurinë tuaj. Më mungoni, ju përqafoj”, shkruan Keisi.

Me anë të këtij postimi ajo ka treguar se pavarësisht ndarjes, ruan ende marrëdhënie të mira me prindërit e reperit. Ditën e sotme u vu re se Keisi ka hequr unazën e martesës dhe pas këtij veprimi duket se nuk ka asnjë shans që ata të rikthehen bashkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *