Dit e veçantë për Lorik Canën, ja çfarë gjinie është bebi që po pret Monica

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, do të bëhet baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij, Monica, është në pritje të ëmbël të një vogëlusheje dhe vetëm pak minuta më parë ka zbuluar gjininë e bebushit që po pret!

Ajo zbuloi pak ditë më parë se është në pritje të ëmbël kur publikoi një foto me Lorikun duke i përkëdhelur barkun e rrumbullakosur. Çifti kishte pozuar para pasqyrës, teksa Loriku i kishte rrethuar partneres barkun me të dyja duart e tij.

Në muajin tetor të vitit që lamë pas, Lorik Cana u shpreh në një intervistë për “Wake Up” se ai dhe bashkëshortja e kishin menduar edhe emrin e fëmijës së dytë, që para se Monica të ishte shtatzënë.

Sipas ish-kapitenit, nëse fëmija i dytë do të ishte vajzë, do ta quanin Enkelejda, pasi i pëlqejnë shumë emrat ilirë. Pas vogëlushit Bojken, familja do të zgjerohet me një vajzë tashmë dhe ky lajm e ka gëzuar shumë Lorikun.Related image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *