Çmendet Noizy, i falsifikojnë markën e veshjeve

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, veç karrierës së suksesshme në muzikë prej disa kohësh ka nxjerrë në treg edhe një linjë bluzash, me emrin “Illyrian”.

Noizy ka autorizuar vetë shumë pika të shitjes, por siç duket kërkesa e madhe për to, ka bërë që të krijohen dhe kopjet e para false.

Dhe këtë e ka zbuluar një fanse, e cila e ka pyetur në Instagram nëse bluzat që shiten në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, në sesionin “Duty free” janë origjinale.

Noizy ka publikuar mesazhin në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, duke njoftuar fansat se bluzat që po shiten aty nuk janë origjinale.

“Illyrian false në Duty Free, në Aeroportin e Prishtinës. Unë nuk jam ende i çmendur, tregoni suksesin”, ka shkruar Noizy në Instagram.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *