Aktori turk me origjinë shqiptare lidhet me modelen e njohur italiane?

Can Yaman është një aktor turk, i cili është i adhuruar nga të gjitha femrat. Madje ai po korr një sukses të madh edhe në Itali, pasi italianet duket se janë të fiksuara me pamjen e tij. Joshës, i gjatë, me muskuj, pamje mesdhetare, flokë pak të gjata Xhani është i shënjestruar nga të gjitha femrat.

Aktori ka qenë me pushime në Napoli dhe aty kanë nisur edhe thashethemet, siç ndodh zakonisht në këto raste.

Ka qenë një modele italiane, e cila pretendon se është njohur me Can dhe ky i fundit madje i ka besuar asaj edhe disa sekrete të jetës personale. Image result for can yaman demetSipas kësaj vajze misterioze, aktori i ka thënë se ai dhe aktorja tjetër turke Demet Ozdemir, e cila njihet si “Sanem”, nuk janë në një lidhje.

“Ne u takuam gjatë pushimeve dhe kaluam vërtet mirë me njëri-tjetrin. Can madje më ftoi në Stamboll. Dhe jo, ai dhe Demet Ozdemir nuk janë bashkë! Këtë ma ka thënë ai vetë”, u shpreh modelja.

Një lajm ky fantastik për gjithë femrat italiane, të cilat duket se e duan shumë Yaman, ndaj ju intereson që “gara” të jetë e hapur.Image result for can yaman demet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *